Lajme

Gjermani: Zbulohet gjatë gërmimeve bomba e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore, evakuohen mijëra qytetarë

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore u gjet gjatë gërmimeve rreth vendit të klinikës në Këln-Merheim.

Bomba do të shpërthehet në mënyrë të kontrolluar, teksa shërbimi i asgjësimit të mjeteve shpërthyese neutralizoi vetëm një nga dy detonatorët e bombës, raporton media gjermane “WDR”.

Aktualisht, thasët me rërë po sillen në vend me kamionë. Për të shpërthyer, bomba duhet të mbulohet me rërë të mjaftueshme. Për momentin është e paqartë se kur mund të zbatohet.

Spitalet në afërsi të bombës së pashpërthyer tashmë janë evakuuar dhe evakuimi i një klinike të tretë ka filluar mëngjesin e sotëm, tha një zëdhënës i qytetit të Këlnit.

Sipas njoftimit, rreth 6,400 njerëz duhet të largohen nga shtëpitë e tyre në Merheim. Qyteti ka ngritur një pikë kontakti në shkollë.

Dy autobusë nga kompania e transportit publik të Këlnit janë vënë në dispozion.