Lajme

Gjermani: Vritet një shqiptar, qëllohet në kokë me armë zjarri

Në Krefeld të Gjermanisë raportohet për një shqiptar të vrarë, në moshën 42-vjeçare. Rasti, sipas gazetës gjermane ‘Bild’, ka ndodhur në mbrëmjen e të hënës dhe bazuar në raportime, shqiptari ishte duke drejtuar biçikletën kur në drejtim të tij dikush shtiu nga një distancë jo e madhe, përcjell albinfo.ch. Viktima dyshohet se u qëllua në kokë.

Policia ka konfirmuar vrasjen, por deri më tani nuk ka zbardhur më shumë detaje.