Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Një libër në mes të gazetarisë dhe eseistikës që synon shkrimin e historisë Është promovuar në Cyrih libri në tre vëllime i Emin Azemit:, “Helena e epikës sonë tragjikomike”,...
-
Balla takoi diasporën në Kanada, i fton të marrin pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë
-
Arrestohet shqiptari për këtë arsye në Angli
-
Haradinaj diasporës: Mbështetjen tuaj për Atdheun, ta finalizoni me votën tuaj për Kosovën Fituese
-
Diaspora tregon interes për të votuar, 70 mijë aplikime për 2 javë
Jeta në Zvicër
-
10 nga 13 ujërat në shishe të testuara në Zvicër dështojnë në testin e ndotjes 10 nga 13 rezultuan pozitivë. TFA përdoret gjerësisht në industrinë e pesticideve, farmaceutike dhe elektronike...
-
Falimentimet zvicerane pritet të rriten ndjeshëm këtë vit
-
Zvicra me rekordin e kthimit të azilkërkuesve
-
Kush është ende në garë për zyrën e Këshillit Federal?
-
Zviceranët janë të pasigurt se si do të ndikojë mandati i dytë i Trump në vendin e tyre