Lajme
Gjermani: Vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje të ndihmave sociale
Mësohet se ndihmat sociale (Bürgergeld) në Gjermani nuk do të rriten vitin e ardhshëm, pra gjatë vitit 2025, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Punës, Hubertus Heil, thotë se inflacioni në Gjermani ka filluar të ulet dhe të normalizohet, ndaj nuk ka kurfarë nevoje që ndihmat sociale të rriten prapë. Heil tha se në këto ndihma do të ketë edhe ndryshime dhe penalizime për ata që i keqpërdorin.
Ndihmat sociale në Gjermani nivelizohen varësisht nga inflacioni. Pasi që inflacioni në disa vitet e fundit ka qenë shumë i lartë, edhe rritja e ndihmave ka qenë e tillë. Vetëm gjatë këtij viti (2024) rritja ka qenë 12%, që është më shumë sesa rrogat, e kjo ka shkaktuar mosmarrëveshje të mëdha.
Partia Liberale kërkon madje tani që ndihmat të ulen, sepse inflacioni gjatë këtij viti është më i utë sesa është pritur. Ndihmat për një person të pamartuar aktualisht janë 563 euro në muaj, por shteti paguan edhe vendbanimin, rrymën dhe disa shërbime të tjera. Ndihma sociale jepen edhe për çiftet dhe fëmijët, por edhe për refugjatët nga Ukraina. Ndaj shumëkush ka shtruar edhe dilemën – që ndonjëherë më mirë është të mos punosh ndonjë punë që paguhet pak dhe të marrësh ndihma sociale. E fondi për ndihmat është rritur shumë dy vjetët e fundit, për shkak të refugjatëve nga Ukraina, të cilët menjëherë futen në këto ndihma. Refugjatët dhe azilkërkuesit e tjerë nuk e kanë këtë të drejtë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind