Lajme
Gjermani, tre sektorët me mungesë më të madhe fuqie punëtore
Dihet se mungesa e fuqisë punëtore do ta prekë rëndë Gjermaninë vitet e ardhshme. Sipas një studimi të ri kjo mungesë do të ndjehet në sektorin e tregtisë, të kopshte të fëmijëve dhe tek puna sociale.
Sipas një studimi të fundit të Institutit të Ekonomisë Gjermane në Këln, IW, mungesa e fuqisë punëtore që në vitin 2027 do të jetë shumë e ndjeshme në sidomos në sektorin e shitjeve në të gjithë Gjermaninë. 37.000 vende pune do të mbeten të pazëna, sepse nuk do të ketë mjaftueshëm fuqi punëtore të kualifikuar, thuhet. “Kush dëshiron në të ardhmen që në blerje të këshillohet nga një shitëse e specializuar duhet të presë më gjatë”, theksohet në studim.
Po kaq i madh është boshllëku i fuqisë punëtore edhe tek kujdesi i fëmijëve- Megjithëse numri i edukatoreve dhe edukatorëve të kopshtit nga viti 2022-deri në vitin 2027 do të rritet me 26% në 800.000 të punësuar, nevoja reale nuk plotësohet dot pasi kërkesat do të rriten më shumë. Pasoja: Në vitin 2027 do të ketë 27.600 vende të pazëna. Tek nevojat për punonjës socialë e pedagogjikë boshllëku për fuqi punëtore në vitet e ardhshme do të mbushet disi, por sërish me 22.200 vende të pazëna, mungesa e punonjësve sociale do të jetë e treta në renditjen e nevojave për fuqi punëtore deri në vitin 2027. Pas tyre renditen menjëherë infermierët e punonjësit shëndetësorë me 20.300 forca të munguara dhe informaticienët me 19.000 vende të pazëna.
Çfarë duhet të bëhet?
Falë imigrimit në rritje kjo mungesë mund të zbutet disi, pasi nëse ky trend vazhdon atëherë mund të vijnë si fuqi punëtore rreth 285.000 vetë në vit në Gjermani. “Që sot kompanitë e dinë se sa të rëndësishëm janë punoënjësit nga jashtë”, thotë eksperti i IW dhe autori i studimit, Alesander Burstedde- “Studimi ynë tregon, se një integrim i mirë në treg mbart shanse të mëdha”, citon DPA ekspertin e ekonomisë. Studimi tregon, se ka shumë rëndësi forcimi i imigracionit të kualifikuar dhe njohja më e shpejtë e certifikatave të kualifikimit nga jashtë. Për studimin u përgatit një model, që ka marrë për bazë në mënyrë empirike trendet e viteve 2016 deri në vitin 2022 dhe i ka zhvilluar ato më tej.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje