Lajme
Gjermani, sistemi arsimor në prag kolapsi, nxënës shumë, mësues pak
Në shkollat gjermane u regjistruan këtë vit më shumë nxënës sesa në 20 vjet, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët japin alarmin se sistemi arsimor gjendet përpara kolapsit, pasi këtij fluksi nxënësish nuk i korrespondon një numër i përshtatshëm mësuesish.
Ankesat për mungesë të vazhdueshme stafi sa vjen e shtohen. Nuk ka më mësues zëvendësues të përkohshëm në tregun e punës, e po kështu me vështirësi gjendet staf për pozicionet e hapura, ndërsa për shkak të mbingarkesës, mjaft mësues marrin pushim mjekësor për javë të tëra, e ndonjëherë edhe muaj.
Për rrjedhojë, disa lëndë eliminohen përkohësisht e një pjesë e shkollave kanë vendosur një javë katërditore për nxënësit. Dhjetëra-mijëra mësues mungojnë në gjithë vendin, por numri i saktë nuk dihet, thotë DW.
Në Gjermaninë federale, arsimi është përgjegjësi e 16 landeve. Mes tyre ka dhe disa dallime, duke përfshirë edhe angazhimin e mësuesve, që i bën të vështira edhe llogaritjet e kapaciteteve.
Konferenca e Ministrave të Arsimit dhe Çështjeve Kulturore, organi në të cilin ministrat e arsimit koordinojnë çështjet relevante kombëtare, aktualisht supozon se ka rreth 14.000 vende të paplotësuara të mësuesve me orar të plotë. Nga viti 2025 e më pas, supozohet do të ketë nevojë shtesë për 21.000 mësues. Mendohet se këto kapacitete do të jenë të nevojshme deri në vitin 2035.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave, 830.600 nxënës të klasës së parë u regjistruan në shkollë në vitin 2023, që është numër rekord në dy dekadat e fundit. Në dhjetë vjetët e ardhshme numri i fëmijëve dhe të rinjve që ndjekin shkollën pritet të rritet nga njëmbëdhjetë në dymbëdhjetë milionë.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë