Lajme
Gjermani, shifër rekord me të infektuar me Covid-19
Shkalla e të infektuarve me COVID-19 në Gjermani ka shënuar nivel rekord.
Kanë rezultuar 201.1 raste të reja për 100 mijë banorë gjatë javës së fundit, niveli më i lartë i mëparshëm ishte 197.6 në dhjetor të vitit të kaluar.
Pavarësisht se kjo është një shifër e ulët krahasuar me disa vende të tjera europiane, Gjermania ka vënë kambanat e alarmit për një “pandemi të të pavaksinuarve”.
Instituti Robert Koch, qendra kombëtare e kontrollit të sëmundjeve në Gjermani, tha të hënën se 15.513 raste të reja ishin raportuar gjatë 24 orëve të fundit, nga një rekord 37.120 të premten. Shifrat janë shpesh më të ulëta pas fundjavës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik