Lajme
Gjermani: Sesion informues: “Klima e investimeve në Kosovë”
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Konsullatën e Republikës së Kosovës në Mynih të Gjermanisë dhe në bashkëpunim me Bizneset e Diasporës Shqiptare në Gjermani, më 15 nëntor 2019 në Mynih organizuan Sesionin informues “Klima e investimeve në Kosovë”.
Në këtë sesion informues, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të KIESA-s, z. Nol Buzhala, njoftoi bizneset pjesëmarrëse të diasporës shqiptare në Gjermani rreth fushëveprimtarisë dhe shërbimeve të KIESA-s, njëherësh i falënderoi për kontributin që japin këto biznese dhe i ftoi që të investojnë në Kosovë.
Gjatë sesionit u bënë prezantime edhe nga përfaqësues të Administratës Tatimore, Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe Dogana e Kosovës. Ndërsa udhëheqës i Sektorit për Promovim të Investimeve, Kreshnik Thaqi, para të pranishmëve prezantoi sektorët potencialë për investime në Kosovë.
Në këtë sesion informues morën pjese edhe 8 kompani të verërave të Kosovës, të cilat prezantuan produktet e tyre dhe ofruan gatishmëri për bashkëpunim me bizneset e diasporës. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026