Lajme
Gjermani, seminar mbi përvojat e mësuesve në diasporë
Bëhet e ditur se në qytetin Zusmarshausen të Augsburgut, në Bavari, u mbajt një seminar dyditor më temën “Trajtimi dhe shkëmbimi i përvojave të mësimdhënësve me klasa heterogjene”.
Ky event, i organizuar nga Liga e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh), mblodhi mësimdhënës dhe përfaqësues të diplomacisë shqiptare dhe kosovare, për të ndarë praktikat më të mira për sfidat e mësimdhënies në diasporë.
Seminari u hap nga profesor Mustafë Krasniqi, i cili mirëpriti konsullatën e Shqipërisë dhe të Kosovës në Mynih, përfaqësuar nga konsullja e përgjithshme, Genta Mburimi, konsulli Afrim Nura dhe Naser Bejtullahu. Të pranishmit u njohën me ligjëratën e dr. Besnik Ramës, e cila u fokusua në përfshirjen e rrethanave lokale në mësimdhënie dhe metodat që ndihmojnë nxënësit e niveleve të ndryshme gjuhësore dhe kulturore.
Gjatë punëtorive të ditës së dytë, mësimdhënësit morën pjesë në diskutime të strukturuara mbi organizimin dhe vlerësimin e mësimit, motivimin e nxënësve dhe ndërtimin e marrëdhënieve efektive me prindërit. Praktikat inovative për klasat heterogjene, të cilat përfshijnë studentë me nivele të ndryshme të njohurive, u shfaqën si një nga temat kryesore të diskutimit.
Në përfundim të seminarit, mësimdhënësit morën certifikata trajnimi, me vlerësimin e organizatorëve për përkushtimin e tyre në mësimin e gjuhës amtare dhe ruajtjen e identitetit kulturor në diasporë. Ky event jo vetëm që nxiti bashkëpunimin mes mësimdhënësve, por gjithashtu tregoi përkushtimin e komunitetit shqiptar për edukimin e gjeneratave të reja në diasporë.
E-Diaspora
-
I riu shqiptar vetëvritet në Hamburg 33 vjeçari shqiptar është gjetur i pajetë në banesen e tij. ...
-
Huber takon tre shqiptarë të suksesshëm në Zvicër
-
Kitaristit Ledion Halitaj, çmimi i dytë në “Marku Guitar Competition- 2024”
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi do të mbajë koncert në Prishtinë
-
Nga Vjena, në Kosovë, Tringa Sadiku dhe Diar Aliu do të mbajnë koncert
Jeta në Zvicër
-
Ku t’i shikoni zgjedhjet presidenciale në SHBA sot në Zvicër Amerikanët që jetojnë në Zvicër po përgatiten të ndjekin procedurat, drejtpërdrejt, pak a shumë si homologët...
-
Gjeneva krijon ndihmë financiare për punëkërkuesit e rinj
-
Zvicra ka aktualisht 3,800 çerdhe të kujdesit gjithëditor
-
Mashtrimi i ri online synon pensionistët zviceranë
-
Në malet zvicerane janë regjistruar temperatura jashtëzakonisht të larta