Lajme

Gjermani: Rekord, 2 milionë vende të lira të punës

Kërkesat për personel në Gjermani kanë arritur një nivel të ri historik me rreth 2 milionë vende të lira pune, sipas një sondazhi të fundit.

Instituti për Kërkimin e Punësimit (IAB) raportoi sot se në Gjermani janë 1.98 milionë vende pune të paplotësuara në mbarë vendin në tremujorin e katërt.

Sipas raportit të IAB-së, krahasuar me tremujorin e mëparshëm numri i vendeve të lira të punës është 160 000 ose 6,6% më shumë se në tremujorin e mëparshëm dhe 17,5% më shumë se në tremujorin e fundit të 2021, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.

“Shumica e vendeve të lira mund të plotësohen menjëherë dhe në shumë raste presioni konkurrues brenda kompanive për personel të përshtatshëm është i lartë”, tha IAB.