Lajme
Gjermani: Punëdhënësi duhet të paguajë për dëbimin e punëtorit të tij të paligjshëm shqiptar
Punëtori shqiptar i ndërtimit është kapur gjatë një kontrolli doganor në një kantier ndërtimi në lagjen Bad Kreuznach në mars të vitit të kaluar

Një kontraktues ndërtimi është detyruar nga gjykata të mbulojë kostot e dëbimit të një shqiptari që ka punuar në një nga kantieret e tij të ndërtimit pa leje pune ose qëndrimi. Gjykata administrative në Koblenz, Rheinland-Pfalz, ka hedhur poshtë padinë e tij kundër vendimit për mbulimin e shpenzimeve në fjalë, ka njoftuar gjykata të hënën, transmeton albinfo.ch. Shuma që duhet të paguajë punëdhënësi është “pak më pak se 5850 euro”.
Sipas informacioneve, punëtori shqiptar i ndërtimit është kapur gjatë një kontrolli doganor në një kantier ndërtimi në lagjen Bad Kreuznach në mars të vitit të kaluar. Më pas ai është mbajtur në arrest, në pritje të dëbimit dhe është dëbuar në Shqipëri, përfundimisht, në prill të vitit 2023.
Qarku Bad Kreuznach ka kërkuar paratë nga kontraktori i ndërtimit për të mbuluar shpenzimet e dëbimit. Duke qenë se nuk donte të paguante, ai, pas një kundërshtimi të pasuksesshëm, i qe drejtuar gjykatës, përcjell albinfo.ch. Por nuk pati sukses as atje. Gjykatësit e Koblenz-it shpjeguan se kontraktori i ndërtimit ishte përgjegjës për kostot e dëbimit. Kjo rezulton nga ligji mbi vendbanimin veç tjerash për faktin se shqiptari nuk lejohej të punonte.
Punëdhënësi gjithashtu duhet të paguajë për shpenzimet e mbajtjes së punëtorit ilegal në paraburgim në pritje të dëbimit. Fakti që punëtori i ndërtimit gjatë kësaj kohe duhej të trajtohej si i shtruar në spital pas skadimit të afatit të nisjes nuk e ndryshon këtë. Gjykata thotë se punëdhënësi nuk i ka njoftuar autoritetet përkatëse për këtë.
Vendimi nuk është ende ligjërisht i detyrueshëm (i pltfuqishëm). Për miratimin e ankesës mund të aplikohet ende.
E-Diaspora
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronar nga Ballkani Është arrestuar një 26-vjeçar nga Kosova...
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
-
Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve
Jeta në Zvicër
-
Njoftim lidhur me funksionimin e tramvajëve të Gjenevës Linjat e tramvajit 15 dhe 17 nga nesër do të lëvizin në rrugë alternative...
-
A e dini se dollapi origjinal i Albert Ajnshtajni ruhet ende në Zvicër
-
Për një vit, gati 43 milionë fjetje në hotelet zvicerane
-
Shitja e një apartamenti është gjithnjë e më e vështirë, veçanërisht në Ticino
-
Banorët e Brienzit lejohen të kthehen në shtëpi gjatë fundjavave