Lajme
Gjermani: Pse nuk funsionon masa për frenimin e rritjes së çmimeve të qirave?
Në Duseldorf aktualisht qiraja është gati 1500 euro për një apartament pak më shumë se 80 metra katrorë – pa shërbimet e tjera. E kjo është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për kufizimin e rritjes së qirasë në Gjermani, i cili është në fuqi. Sipas këtij ligji, “qiraja e zakonshme lokale” nuk mund të tejkalohet më shumë se dhjetë për qind. Do të thotë, se qiraja e këtij apartamenti duhet të jetë të paktën 400 euro më pak.
Ligji për kufizimin e rritjes së qirasë, i prezantuar në vitin 2015, me sa duket është kryesisht joefektiv. Sepse nuk ka pasoja dhe sanksione për shkeljen e këtij ligji. Është e qartë se shumë pronarë po e injorojnë ligjin – dhe po i rrisin qiratë edhe më tej.
“Qytetet nuk i kushtojnë vëmendje zbatimit të këtij ligji, nuk ka asnjë organ që e kontrollon atë,” thotë Martin Peters nga “Mietenmonitor” nga Freiburg.
Problemi është se shumë qiramarrës nuk janë të vetëdijshëm për ligjin e kufizimit të qirasë, sipas Felicitas Sommer nga Universiteti Teknik i Mynihut. Si pjesë e një projekti të përbashkët kërkimor me Universitetin Ludwig-Maximilians në Mynih, u anketuan rreth 10.000 qiramarrës. Një tjetër rezultat i hulumtimit është se vetëm 2,4 për qind e të anketuarve kanë guxuar të kërkojnë respektimin e këtij Ligji nga qiradhënësi. Arsyeja për këtë është se qiramarrësit duhet të jenë vetë aktivë dhe, si mjet i fundit, të bëjnë padi në gjykatë. Shumë të anketuar thonë se nuk duan të futen në këto procedura sepse nuk duan të dëmtojnë marrëdhëniet e tyre me qiradhënësin ose kanë frikë se do ta humbin apartamentin dhe se qiradhënësi do t’ia japë dikujt tjetër./DW
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë