Kosova

Gjermani: Protestohet kundër ‘bosnjëzimit të Kosovës’

Me pankarta kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe mërgimtarë shqiptarë që jetojnë në Gjermani protestuan në Berlin të Gjermanisë.

Ata u mblodhën nën organizimin e shoqatave të bashkatdhetarëve dhe qendrës së Vetëvendosjes në Gjermani.

Protestuesit mbanin në duar pankarta, ku mes tjerash thuhej: “Kundër bosnjëzimit të Kosovës”, “Vuçiqi, vëllai i vogël i Putinit”, “Vuçiqi e do edhe një luftë në Evropë”, “Jo Asociacionit” e “Jo ndarjes etnike”.

Qëllimi i kësaj proteste sipas organizatorëve ishte të sensibilizojnë opinionin në Gjermani.

Për rrezikun që paraqet themelimi i enklavave njëetnike (serbe) përkatësisht themelimi edhe i një Republika Srpska, për Kosovën dhe tërë rajonin”.