Lajme

Gjermani: Policia arreston të dyshuarin që mbante disa persona peng

Policia gjermane ka arrestuar një të dyshuar i cili po mbante disa persona peng në një farmaci në Karlsruhe të Gjermanisë.

Sipas njoftimeve të para, DW shkruan se policia pas pesë orësh ka arritur që të hyjë brenda farmacisë dhe të arrestojë të dyshuarin, i cili për lirimin e pengjeve kishte kërkuar 1 milion euro.

Policia po ashtu ka thënë që rreth orës 21:00 ka hyrë në farmaci dhe ka arrestuar të dyshuarin mashkull. Dëshmitarët kanë dëgjuar të shtënë, por policia thotë se nuk ka të lënduar, shkruan DW, përcjellë Albinfo.ch

Deri më tani ende nuk dihet sa persona mbaheshin peng nga i dyshuari, tash i arrestuar.