Bota
Gjermani: Një vit burg shtetasit maqedonas që ushtronte dhunë në familje
Në aktakuzën e ngritur ndaj shtetasit maqedonas janë përfshirë 58 raste: Një shtetas 58-vjeçar maqedonas, jo vetëm që në mënyrë të përsëritur e ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij, por edhe vajzën e tij të adaptuar dhe atë biologjike. Para Gjykatës, ai i ka mohuar të gjitha akuzat
Gjykatësja gjermane për të mitur në Gjykatën rajonale të Weilheimit në Gjermani, Claudia von Hirschfeld, është paraqitur e durueshme, shkruan “Merkur”, përcjell albinfo.ch.
Shtetasi i pandehur dhe shumë i zemëruar 58-vjeçar maqedonas nga Schongau, vetveten e ka paraqitur si viktimë. Ai ka folur gjatë edhe për situatën familjare në shtëpi dhe nuk e ndjenë veten si agresor.
Vajzën e tij të adaptuar, ai e ka vlerësuar si të pacipë, pasi ia kishte veshur tërheqjen e veshit që ia kishte bërë vajzës së tij biologjike, ndërsa ka akuzuar edhe bashkëshorten e cila rregullisht e ka thirrur për ndihmë, pasi nuk ka mundur të merret vesh me vajzën më të madhe. “Gjithnjë ka pasur zënka”, ka pohuar ai. Megjithatë, tërheqja e veshit për të është një veprim normal, por fëmija është i padëgjueshëm. “Si do të edukohej ndryshe një fëmijë”?, e ka pyetur gjykatësen.
Që dhjetë vite, çifti jeton i ndarë, por kurrsesi të merren vesh me njëri-tjetrin. Në një periudhë prej pesë vitesh, ai e ka rrahur së paku nga dhjetë herë në vit, apo e ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij maqedonase.
Akuzë konkrete ka qenë ajo e muajit mars të vitit të kaluar, kur ia i kishte shkaktuar lëndim trupor dhe është dashur të përgjigjet para Gjykatës për të rinj, pasi e bija e tij ende është e mitur. Kështu pra, pas një zënke në mes të vajzës së birësuar dhe nënës, ai e ka shtyrë vajzën nga dera, shkruan më tej Albinfo.ch.
Nga vrulli i madh, ajo është rrëzuar nëpër shkallë, duke pësuar lëndime në këmbë. Pas kësaj, nëna e ka denoncuar në polici.
Për policinë gjermane familja nuk ka qenë e panjohur, pasi shumë herë ata kishin intervenuar për probleme të ndryshme. Edhe më herët shtetasi maqedonas ka pasur kallëzim penal. Në muajin shkurt të vitit 2013, vajzës së adaptuar ia kishte tërhequr veshin duke e lënduar edhe në fytyrë. Në një raport mjekësor, pediatri kishte shkruar se vajza duhet të mbrohet nga babai i saj. Shtetasi maqedonas e kishte pranuar akuzën duke paguar gjobë në të holla. Por, për akuzat e tanishme ai as që ka dashur të dëgjojë.
Pas konsultimit me avokatin e tij, i pandehuri i ka pranuar akuzat, por nuk është paraqitur me bindje të fortë. Gjykatësja e dënoi me një vit burg për shkak të lëndimeve trupore, duke e këshilluar që të angazhohet më tepër nëpër këshillime të ndryshme.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?