Shkurt.ch

Gjermani: Më shumë migrantë në polici

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, ka kërkuar më shumë njerëz me sfond të migrimit në institucione dhe në polici.

Sipas ministrit gjerman, nuk do të thotë pastaj se njerëzit me sfond të migrimit janë përgjegjës vetëm për bashkëkombësit e tyre. “Kështu unë nuk e kuptoj integrimin”, tha de Maiziere. “Duhet të jetë e kundërta, emigrantët duhet të jenë aktivë në të gjitha fushat e shërbimeve publike. Kjo gjithashtu çon në ndryshime në shoqëri”, thotë ministri gjerman i Punëve të Brendshme.

Nga ana tjetër, raportohet për një rritje me 20% të akteve të dhunës që vijnë nga të huajt në Gjermani. Ministri i Brendshëm deklaroi se shqetësimi më i madh i kombit gjerman nuk i përfshin të gjithë emigrantët, por një pjesë të tyre.