Lajme
Gjermani: Lirohen nga burgu të dënuarit për kanabis
Si rezultat i kësaj rregulloreje të re, të paktën 125 persona janë liruar nga burgu për deliktet që nuk janë më vepra penale sipas ligjit aktual
Ligji i ri i kanabisit ka një muaj që ka hyrë në fuqi në Gjermani. Ai rregullon legalizimin e pjesshëm të kanabisit dhe gjithashtu përfshin një amnisti për veprat e kryera më parë, të cilat nuk do të ishin më vepra penale sipas ligjit aktual.
Si rezultat i kësaj rregulloreje të re, të paktën 125 persona janë liruar nga burgu, transmeton albinfo.ch. Kjo del nga një hulumtim i ARD-së. Gjithsej rreth 216,000 procedura janë shqyrtuar deri më tani, dhe të paktën 10,000 raste janë ende në pritje.
Shumë të dënuar nuk do të lirohen menjëherë, sepse ndodhen në burg edhe për krime të tjera. Në këto raste, gjyqtari duhet të vendosë sërish për kohëzgjatjen e burgimit.
Vetëm në North Rhine-Westfali, 86,000 raste duhej të kontrolloheshin për të parë nëse rastet prekeshin nga situata e re ligjore. Koha e nevojshme për shqyrtim është deri në 60 minuta për dosje.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën