Futboll

Gjermani: Leipzig i ‘dhuron’ kontratën e parë talentit të ri dardan

Faqja zyrtare Die Roten Bullen ka bërë të ditur se Mehmet Ibrahimi, 18-vjeçar, është aktivizuar si sulmues i majtë dhe prej vitit 2017 është pjesë e Leipzig, transmeton albinfo.ch.

Lojtari dardan është pjesë e ekipit U19 të Leipzig dhe këtë sezon ka shënuar 3 gola.

Cilësitë e mira të lojtarit ofensiv shqiptar kanë bindur drejtuesit e klubit të Bundesligës t’i dhurojnë kontratën e parë si profesionist, që do zgjasë deri në verën e vitit 2022.