Lajme
Gjermani: Legalizohet kanabisi

Parlamenti i Gjermanisë ka mbështetur ligjin e ri që lejon përdorimin rekreativ të kanabisit, por megjithatë ligji është mjaft kompleks.
Sipas ligjit, personat mbi moshën 18-vjeçare në Gjermani do të lejohen të posedojnë sasi të kufizuara të kanabisit, por rregullat strikte do ta vështirësojnë blerjen e drogës, transmeton albinfo.ch.
Pirja e kanabisit në shumë hapësira publike do të jetë e ligjshme nga 1 prilli në Gjermani dhe në hapësirat publike do të lejohet posedimi deri në 25 gramë kanabis. Në shtëpi, do të lejohet posedimi deri në 50 gramë, shkruan BBC.
Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbach, i cili është një nga ideatorët e reformave për legalizimin e kanabisit, ka thënë se me reformën në këtë ligj synon të minojë tregun e zi, të mbrojë konsumuesit nga kanabisi i kontaminuar dhe të ulë të ardhurat e grupeve kriminale.
Pirja e kanabisit në disa zona, si pranë shkollave dhe terreneve sportive, do të vazhdojë të jetë e paligjshme.
Tregu do të jetë i rregulluar në mënyrë shumë strikte, në vend të dyqaneve, sipas ligjit të miratuar, do të krijohen të quajturat “klube sociale të kanabisit”, të cilat do të rrisin dhe shpërndajnë sasi të kufizuara të drogës. Secili klub do të lejohet të ketë deri 500 anëtarë. Konsumimi brenda klubeve nuk do të lejohet, ndërsa anëtarësimi do të jetë i mundur vetëm për banorët gjermanë.
Secila familje mund të rrisë deri në tri bimë kanabisi, që do të thotë se Gjermania mund të jetë në pozitë paradoksale për të lejuar posedimin e sasive mjaft të mëdha të drogës, por duke e bërë në të njëjtën kohë të vështirë blerjen.
Ata që e konsumojnë rregullisht do të përfitojnë nga ky ligj, por përdoruesit jo të rregullt do ta kenë të vështirë ta blejnë ligjërisht. Turistët gjithashtu do të përjashtohen dhe kritikët kanë thënë se kjo thjesht do ta nxisë tregun e zi.
Qeveria gjermane do ta vlerësojë ndikimin e ligjit të ri dhe do të vendosë nëse do të lejojë shitjen e licencuar të kanabisit edhe në dyqane.
E-Diaspora
-
Nga Prishtina në SHBA: Hellocare.ai pushton shëndetësinë amerikane! AdventHealth ka besuar tek hellocare.ai për të sjellë teknologjinë tonë në çdo dhomë të sistemit të...
-
Ilir Hasanaj, një regjisor filmi në relacionin Zvicër – Kosovë
-
Gerlafingen (SO): Vetëvritet kosovari pasi ka plagosur rëndë një grua
-
Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Jeta në Zvicër
-
“Jo ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qytetit” Shoqata për Trafikun dhe Mjedisin ka nisur një peticion “në mënyrë që Këshilli Federal të mos...
-
34,000 nënshkrime për t’i kërkuar Zvicrës të largohet nga OBSH
-
Ka ndihmuar nxënësit të “kopjojnë”: I hiqet leja e punës instruktorit të autoshkollës
-
Nxitje për më shumë banesa në pronësi të shtetit në Gjenevë
-
Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë