Lajme
Gjermani: Kriminelët nga Afganistani dhe Siria do të dëbohen përsëri në vendet e tyre
Kancelari gjerman, Olaf Scholz angazhohet që të mundësohet përsëri dëbimi nga Gjermania i kriminelëve të rëndë në Afganistan dhe Siri.
“Kriminelët e tillë duhet të deportohen – edhe nëse vijnë nga Siria dhe Afganistani”, tha kancelari në një deklaratë të qeverisë për situatën aktuale të sigurisë.
Ministria e Brendshme e Gjermanisë po zhvillon tashmë bisedime me vendet fqinje të Afganistanit lidhur me zbatimin praktik të dëbimit, tha Scholz, duke shtuar se në Gjermani nuk do të tolerohen më krimet terroriste.
Ditë më parë, në Mannheim të Gjermanisë ndodhi një sulm terrorist, ku është vrarë një policist dhe janë plagosur disa persona. Autori i sulmit ishte një afgan 25-vjeçar që ka ardhur në Gjermani në vitin 2014.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Ka shkatërruar Ferrarin, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane