Lajme
Gjermani: Konsumatorët paralajmërohen për rritje çmimesh në prag të Krishtlindjeve
Konsumatorët me pakicë në Gjermani janë paralajmëruar të presin çmime më të larta në prag të Krishtlindjeve, për shkak të shkatërrimit të zinxhirit të furnizimit.
Një studim nga instituti Ifo, me qendër në Mynih, zbuloi se 74 për qind e shitësve me pakicë, të anketuar, u ankuan për problemet e shpërndarjes së produkteve gjatë muajit shtator.
Klaus Wohlrabe, kreu i sondazheve të Ifo, tha sot se “disa dhurata të Krishtlindjeve mund të mos jenë të disponueshme ose do të jenë më të shtrenjta”, raporton Dpa, transmeton Albinfo.ch.
Sipas sondazhit, tregtarët e biçikletave në veçanti po përjetojnë vonesa.
Të gjitha kompanitë e anketuara në këtë sektor (100 për qind) raportuan probleme me porositë e tyre.
“Ka rërë ingranazhet e logjistikës globale tani dhe tarifat e ngarkesave në transportin detar janë rritur ndjeshëm”, deklaroi ai.
Sondazhi zbuloi se pasojat e çmimeve të larta të drurit në gjysmën e parë të vitit po bëheshin të dukshme në dyqanet e mobiljeve.
Shumë dyqane elektronike gjithashtu po përjetojnë probleme për shkak të mungesës së mikroçipave.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit