Lajme
Gjermani: Koalicioni i ri do të zgjasë frenimin e qirasë dhe do të ulë çmimet e energjisë

Koalicioni i ardhshëm qeverisës në Gjermani ka sjellë një lajm të mirëpritur për qiramarrësit: frenimi i qirasë (Mietpreisbremse) do të zgjatet për të paktën katër vite të tjera, përtej vitit 2025.
Sipas rregullores aktuale, pronarët nuk lejohen të kërkojnë qira më shumë se 10 për qind mbi qiranë mesatare të tregut në zonën përkatëse. Për më tepër, rritjet e qirasë kufizohen në 20 për qind brenda tre viteve – ose vetëm 15 për qind në zonat me treg të ngushtë të banesave. Këto kufizime do të qëndrojnë në fuqi edhe për një periudhë të zgjatur, duke siguruar stabilitet për miliona qiramarrës në vend, transmeton albinfo.ch.
Në një përpjekje për të forcuar zbatimin e këtyre masave, koalicioni synon gjithashtu të vendosë gjoba për pronarët që i shkelin rregullat. Nga ana tjetër, ata që ofrojnë banesa me qira më të ulëta se tregu do të shpërblehen me lehtësime tatimore.
Për të rinjtë që jetojnë me qira, marrëveshja e koalicionit parashikon vendosjen e një “Garancie GP” – një paketë që përfshin investime në strehim për studentët dhe kursantët, ndihmë financiare për kooperativat e banesave, si dhe përforcimin e të drejtave të të rinjve në tregun e qirave, shkruan The Local.
Këto masa synojnë të ndihmojnë familjet në përballimin e kostove të jetesës dhe të ofrojnë një lehtësim real në një kohë pasigurie ekonomike për shumë qytetarë në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Shkupi në Holandë: Suksesi i Vigjilenca Abazit në Drejtësinë Evropiane Vigjilenca Abazi është Asistente Profesore e së Drejtës Evropiane në Universitetin e Maastrichtit në Holandë. Si...
-
Kori “Siparantum” do të ngjitet në skenën e institucionit prestigjioz të Filarmonisë së Berlinit
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Rruga e Shën Bernardit është rihapur në Zvicër pas rrëshqitjes së dheut Rruga e Madhe e Shën Bernardit (A21), e cila lidh kantonin zviceran të Valais me luginën...
-
BE ndërmerr veprime për substancat e dëmshme në lodra, çfarë po bën Zvicra?
-
Sërish radhë të gjata para tunelit Gotthard
-
Projekti i ngarkesave nëntokësore të Zvicrës ndërron rrugën
-
Peshkopët zviceranë kundër reformave të mëdha në Kishën Katolike