Lajme
Gjermani: Hyjnë në fuqi rregullat e reja anti-Covid
Maskat FFP2 tani janë të detyrueshme në spitale, shtëpi pleqsh dhe zyrat e mjekëve.
Rregullat e reja për periudhën e vjeshtës dhe dimrit kundër koronavirusit hynë sot në fuqi në Gjermani, pasi vendi përgatitet për një rritje të rasteve gjatë muajve të ftohtë.
Maskat FFP2 janë të detyrueshme në trenat në distanca të gjata për ata mbi 14 vjeç, ndërkohë që deri tani kanë qenë të mjaftueshme vetëm maskat kirurgjikale.
Nga ana tjetër, maskat janë hequr për avionët.
Maskat FFP2 tani janë të detyrueshme në spitale, shtëpi pleqsh dhe zyrat e mjekëve.
Në shtëpitë e pleqve dhe spitalet, duhet të paraqitet një test negativ përpara hyrjes.
Punonjësit duhet të testohen disa herë në javë.
Nga sot, autoritetet lokale do të kenë fuqinë të vendosin mbajtjen e detyrueshme të maskave në trenat dhe autobusët lokalë, si dhe në zonat e brendshme si dyqane dhe restorante.
Në shkolla dhe çerdhe, testet mund të bëhen të detyrueshme, ndërkohë që mund të vendoset edhe një kërkesë për maskë.
Nëse situata e infeksionit përkeqësohet, landet kanë fuqinë të vendosin masa të mëtejshme.
Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach, u bëri thirrje autoriteteve që të vëzhgojnë nga afër tendencat e rasteve.
Ai i përshkroi rregullat e Covid-19 si veçanërisht të rrepta nga standardet evropiane.
”Gjermania nuk është më e zgjuar, por është më e kujdesshme”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025