Lajme

Gjermani, hapet klasa për mësimin e gjuhës shqipe në Starnberg

Kryesia e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari, në bashkëpunim me bashkëkombësit dhe prindërit, që jetojnë dhe veprojnë në komunën e Starnbergut, arritën suksesshëm t’ua hapin dyert e shkollës shqipe me mësim plotësues fëmijëve shqiptarë, përcjell albinfo.ch.

“Fillimi i mbarë është gjysma e punës”, me këtë moto u organizua komuniteti shqiptar i komunës në Starnberg, Gjermani, kur vendosi për hapjen e klasës së gjuhës shqipe.

Pas një pune të gjatë ditën e premte, më 1 tetor 2021, në ambientet e Gjimnazit në Starnberg, komuniteti shqiptar, përfaqësues të konsullatave, Shoqata Besa, intelektualë e dashamirës të gjuhës, si dhe kryesia dhe një grup i mësuesëve të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) u uruan fëmijëve “mirëseardhjen” në klasën e mësimit të gjuhës shqipe.

Nxënësit u pajisën me librat e dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporen (QBD).