Shkurt.ch
Gjermani, grushte dhe shqelma shqiptarit
Një shqiptar 23 vjeçar nga Kosova ndeshet rastësisht në rrugë afër stacionit hekurudhor me një gjerman 53 vjeç nga Munihu. Ky i fundit i drejtohet shqiptarit dhe e shan me: “ Humb prej këtu, i huaj m…”. Shqiptari menjëherë ia kthen: “nazist m…”. Pas këmbimit të sharjeve ka qenë gjermani ai i cili ka goditur shqiptarin dy herë me grushte në kokë.
Kjo ka ndodhur në orën 05.45 të mëngjesit, ndërsa kosovari ishte i shoqëruar nga një bashkëkombës i tij 25 vjeçar.
Kur policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, ata kanë hasur 53 vjeçarin me çizme kaubojësh duke goditur me shqelma kosovarin.
Policia ka konstatuar se sulmuesi ka qenë nën ndikimin e alkoolit, kështu që e ka marrë atë në stacionin policor ku ia ka kontrolluar sasinë e alkoolit në gjak ndërsa si mjete për dëshmi ia ka marrë çizmet. Pas kësaj ai është lënë i lirë.
Ndërkohë organet kompetente kanë filluar hetimet kundër gjermanit të dhunshëm.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?