Lajme
Gjermani: Akti i plagosjes së vëllait dhe vrasjes së gruas së tij u bë në prani të fëmijëve
Krimi që tronditi Gjermaninë, dalin detaje të reja
Të shtunën në mbrëmje një krim i rëndë ka ndodhur në Gjermani.
Është bërë e ditur se një 48-vjeçar nga Kosova ka vrarë kunatën e tij 33-vjeçare dhe ka plagosur rëndë vëllain e tij 38-vjeç, transmeton albinfo.ch.
Gruaja 33-vjeçare raportohet se vdiq rrugës për në spital. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Lohne të Bielefeldit.
Mediat gjermane raportojnë se i dyshuari kishte shkuar tek ish-banesa e familjes së tij, ku kishte takuar edhe vëllain me gruan e tij që kishin shkuar mysafir tek ish-bashkëshortja e dorasit.
Thuhet se 48-vjeçari kishte tentuar të hyjë brenda banesës, por nuk ishte lënë nga i vëllai. Më pas ai u kthye dhe mori armën me të cilin edhe bëri aktin tragjik.
Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.
Një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë, kishte dalë për të parë se ç’po ndodhte. Ai pa fëmijët që ishin të tronditur dhe që bërtisnin.
Me këtë rast i mori nën mbrojtje fëmijët, duke i thirrur edhe policinë, ambulancën dhe ekipet e tjerë të shpëtimit.
Njëri nga fëmijët e tij i mori armën nga duart dhe e hodh jashtë ndërtesës.
Aktualisht fëmijët po marrin trajtime psikologjike si pasojë e tronditjes nga ngjarja. 48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia.
Po ashtu në momentin e arrestimit edhe i dyshuari ishte plagosur rëndë. Akoma mbeten të paqarta rrethanat se si ai ishte plagosur.
Raportohet se i dyshuari për veprën vjen nga komuna e Ferizajt.
Rasti është akoma duke u hetuar nga Komisioni i Krimeve të qytetit të Bielefeldit.
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë