Lajme
Gjermani: Energjia elektrike, deri në 60 % më shtrenjtë vitin e ardhshëm
Ndërmarrjet komunale gjermane për furnizimin me energji elektrike njoftuan sot se presin rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike në vitin e ardhshëm. Vlerësimet janë se çmimi mund të rritet me rreth 60 për qind, raporton HINA.
Sipas raportimeve, çmimet e energjisë elektrike aktualisht po rriten më ngadalë se çmimet e gazit, të cilat tashmë janë rritur ndërmjet 30 dhe 60 për qind (në varësi të furnizuesit) në krahasim me periudhën para luftës në Ukrainë.
Sipas ministrit të Ekonomisë dhe Furnizimit me Energji, Robert Habek (nga Partia e Gjelbër), çmimet e energjisë elektrike mund të dyfishohen nëse qeveria nuk ndërhyn në treg dhe nuk kufizon marzhet e kompanive të energjisë.
“Nëse nuk ndërmarrim hapa vendimtarë dhe të reformojmë menjëherë tregun e energjisë elektrike, çmimet mund të dyfishohen,” tha Habek. Megjithatë, ai mendon se situata mund të normalizohet nga mesi i vitit të ardhshëm.
Aktualisht ka një debat brenda qeverisë federale për një ngrirje të mundshme të çmimeve të energjisë elektrike. Thuhet se kancelari Olaf Scholz (SPD) gjithashtu mbështet vendosjen e tavanit të çmimit të energjisë elektrike për familjet dhe sipërmarrësit e vegjël./Euronews
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin