Lajme
Gjermani: Eksportet gjatë vitit të kaluar u rritën me 14 për qind
Eksportet e Gjermanisë në vitin 2021 arritën në 1 trilion e 375 miliardë euro, duke u rikuperuar nga tronditja e pandemisë COVID-19, pavarësisht mungesave serioze të materialeve për prodhimin dhe ndërprerjes së zinxhirëve botërorë të furnizimit.
Agjencia gjermane e Statistikave (Destatis) thotë se importet gjatë vitit të kaluar u regjistruan 1 trilion e 202 miliardë euro. Suficiti i jashtëm i vendit shënoi 173.3 miliardë euro.
Krahasuar me një vit më parë, eksportet e vendit të përshtatura sezonale dhe kalendarike u rritën me 14 për qind krahasuar me vitin 2020, viti i parë i pandemisë ku importet u rritën me 17.1 për qind.
Destatis theksoi se eksportet janë 3.6 për qind mbi nivelin e vitit 2019 para krizës së COVID-19, ndërsa importet ishin 8.9 për qind më të larta.
Ndërsa 747.3 miliardë euro nga eksportet e Gjermanisë vitin e kaluar ishin drejt vendeve të Bashkimit Evropian, 638.4 miliardë euro importe u bënë nga BE-ja. Krahasuar me vitin 2020, ka pasur një rritje prej 17.6 për qind të eksporteve drejt vendeve të BE-së dhe 16.8 për qind të importeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik