Lajme
Gjermani: Dy studentë kosovarë, fitues të garës së arkitekturës “BAUHAUS”
Dy të rinjtë kosovarë, storie suksesi në fushën e arkitekturës
Informacionet e fundit nga BAUHAUS, shkollë kjo e projektimit, e themeluar nga Walter Gropius, në Weimar, më 1919, e njohur si Shkolla më e mirë në planet, me dizajnin dhe arkitekturen e objekteve bazuar në funksionalizëm dhe thjeshtësinë e saj, ka bërë të ditur se dy studentët kosovarë kanë fituar garën e arkitekturës për 100-vjetorin e BAUHAUS, shkruan albinfo.ch.
Pa dyshim që studentët kosovarë shpeshherë janë bërë lajm, pasi kanë triumfuar në gara të mëdha gjithandej botës. Por, së fundi Urta Halili dhe Kastriot Mavraj janë dy storie suksesi në fushën e akitekturës.
Kjo garë, ku dy studentë kosovarë të arkitekturës e fituan, ishte një konkurs studentor për dizajnimin e shkollës së re të së ardhmes, “Bauhaus Node”. Kjo garë ishte organizuar për 100-vjetorin e Bauhaus, “Bauhaus Neue – Farming future of design education”. Dy të rinjtë kosovarë studiojnë në Universitetin Politeknik të Milanos, “Politecnico di Milano”. /Albinfo.ch,
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










