Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermani: Disa nga aeroportet kryejnë teste COVID19 për ata që kthehen
Një numër i aeroporteve në Gjermani, kanë filluar të kryejnë teste për koronavirusin për ata që kthehen nga udhtimet dhe në qoftë se rezultati del negativ, nuk do të detyrohen të karantinohen për 14 ditë.
Udhëtarët që kthehen në Gjermani nga një “zonë rreziku”, siç klasifikohen në një listë të përditësuar vazhdimisht, kanë nevojë për një test koronavirus negativ. Përndryshe ata duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë, përcjellë albinfo.ch.
Aktualisht ekzistojnë teste të disponueshme në aeroportet si Frankfurt, Mynih, dhe Këln / Bon. Teste falas janë planifikuar gjithashtu në të gjitha aeroportet në Bavari. Edhe Berlini gjithashtu synon të ofrojë teste në aeroportet e tij, por, Hamburgu dhe Düsseldorfi nuk kanë ende një plan të tillë.
Testi kryhet përmes një shtufe në fyt, dhe duhet të paguhet nga udhëtarët: 59 € për një rezultat brenda gjashtë deri në tetë orë ose 139 € për një rezultat brenda tre orësh.
Rezultati i provës shfaqet më pas përmes telefonit . Duke paguar edhe nëntë euro shtesë, të kthyerit mund të marrin një provë zyrtare të vlefshme për rezultatin e cila mund t’u tregohet autoriteteve në vende të ndryshme.
Qendra e testimit është e vendosur në mënyrë qendrore në vendkalimin midis Terminalit 1 dhe stacionit kryesor hekurudhor.
Kushdo që dëshiron të marrë një provë duhet të regjistrohet me telefon (089 / 975-63399) në ambulancën e aeroportit.
Rezultatet e provës janë në dispozicion rreth katër orë pasi të jenë marrë shtupat. Qendra e provës është e vendosur në qendrën mjekësore të aeroportit (Terminali 1, Zona E).
Bavaria po planifikon gjithashtu të testojë të gjithë të kthyerit nga pushimet në të gjitha aeroportet në shtetin jugor. Tarifat për këtë do të mbulohen nga shteti ose ndërmarrjet e sigurimeve shëndetësore, por ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi rregullorja.
Aeroporti i Këlnit / Bonit gjithashtu u ofron të kthyerve të pushimeve një mundësi provë në një laborator mobil për 90 € nga e hëna deri të premte duket filluar nga ora 07:00e mëngjesit deri në orën 17:00 pasdite dhe gjatë fundjavave nga ora 09:00 e mëngjesit deri në ora 15:00p). Rezultati është zakonisht në dispozicion brenda 24 orëve. Sidoqoftë, derisa rezultatet të jenë në dispozicion, njerëzit që kthehen nga zonat e rrezikut duhet të shkojnë në karantinë shtëpiake.
Stacioni i provës ndodhet aktualisht jashtë terminalit në kuvertën e parkimit përballë stacionit të trenit ICE. Por, ditët e ardhshme,.ai do të transferohet në një stacion të përhershëm brenda terminalit të mbërritjes, përcjellë albinfo.ch
Ku ekziston aktualisht një paralajmërim udhëtimi?
Për më shumë se 160 vende jashtë BE-së, Zyra Federale e Jashtme ka lëshuar një paralajmërim fillestar të udhëtimit deri më 31 gusht. Për shumicën e vendeve evropiane, ajo u hoq në 15 qershor dhe u zëvendësua nga paralajmërimet individuale të udhëtimit dhe të sigurisë për vendet specifike./albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor