Lajme
Gjermani: Dëmi nga përmbytjet, mbi 26 miliardë euro
Vetëm në Nordrhein-Westfalen, më shumë se 150 shkolla u dëmtuan, së bashku me më shumë se 200 qendra të kujdesit ditor
Dëmi i shkaktuar nga përmbytjet vdekjeprurëse në korrik në Gjermani ka të ngjarë të tejkalojë 26 miliardë eurot (30,6 miliardë dollarë), thanë zyrtarët.
“Vetëm kostoja në landin e Nordrhein-Westfalen pritet të jetë më shumë se 13 miliardë euro”, tha kryeministri Armin Laschet në një seancë speciale të parlamentit të rajonit.
Dëmi në landin fqinj të Rheineland-Pfalzit, ku mbetën të vdekur 184 persona, pritet të jetë të paktën po aq i lartë.
“Fondi i planifikuar kombëtar për rindërtimin do të duhej të përfshinte fonde midis 20 dhe 30 miliardë eurosh”, shtoi Laschet, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Vetëm në Nordrhein-Westfalen, më shumë se 150 shkolla u dëmtuan, së bashku me më shumë se 200 qendra të kujdesit ditor.
Laschet i përshkroi përmbytjet si fatkeqësinë më të keqe natyrore që ka goditur landin që nga themelimi i republikës federale gjermane, në vitet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh