Bota
Gjermani i dehur përshëndet në mënyrë naziste dhe sulmon 15-vjeçarin afgan
Një burrë i dehur ka përshëndetur një 15-vjeçar nga Afganistani sikur nazistët para se ta sulmonte atë aq keq, saqë përfundoi në spital, shkruan “theloacal.de”.
Shtetasi 31-vjeçar gjerman hipi në tren në një stacion në Sanksioni, pranë kufirit në Republikën Çeke. Në një ndalesë të mëvonshme, 15-vjeçari hyri në tren së bashku me dy shokë sirianë, përcjell albinfo.ch.
Gjermani ka filluar t’i fyej ata në tren, dhe më pas duke i përshëndetur në mënyrë naziste, kurse më pas ka goditur afganin në fytyrë.
Adoleshentët kishin zbritur nga treni në një ndalesë pranë Plauen, por ai i ndodhi dhe filloi të sulmonte fizikisht afganin e ri. Refugjatët kanë treguar se ai nuk ndalej, edhe kur 15-vjeçari ishte i shtrirë në tokë.
Ai u soll në spital me një autoambulancë, derisa policia ka bërë të ditur se ai ishte i dehur. Tani 31-vjeçari po akuzohet për sulme të rënda dhe një krim me motiv racist.
Krimet e urrejtjes janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit në Gjermani, pasi arritja e më shumë se një refugjatëve nga vende të tilla, si Afganistani dhe Siria në vitin 2015 dhe 2016, çuan në një ringjallje të lëvizjeve ekstreme të së djathtës.
Sipas statistikave 39,000 krime të motivuara politikisht janë kryer në vitin 2015, një rritje prej gati 19 për qind nga viti i kaluar.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave? Divizioni i të rinjve i Partisë Social Demokrate (JUSO) në Cyrih po paraqet një iniciativë për...
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona