Lajme
Gjermani: CSU kërkon të kthehen në Ukrainë refugjatët që janë të papunë
CSU po ashpërson kursin në politikën e migracionit. Lideri i Grupit parlamentar, Alexander Dobrindt, kërkon që ukrainasit të fillojnë punë në Gjermani ose të kthehen në shtëpi në zona të sigurta të Ukrainës.
Kryetari i Grupit parlamentar të CSU-së bavareze në Bundestag, Alexander Dobrindt, bën thirrje që refugjatët ukrainas të luftës të kthehen në vendin e tyre të origjinës, kur nuk gjejnë punë në Gjermani. Të Gjelbrit dhe SPD reagojnë me kritika të ashpra.
CSU, Bashkimi Krisjansocial, parti simotër e CDU-së, ka bërë thirrje që refugjatët ukrainas të luftës të kthehen në vendin e tyre të origjinës, nëse nuk gjejnë punë në Gjermani. “Më shumë se dy vjet pas fillimit të luftës, duhet të zbatohet parimi: fillim i punës në Gjermani ose kthim në zonat e sigurta të Ukrainës perëndimore,” tha kreu i grupit parlamentar të CSU-së, Alexander Dobrindt për gazetën Bild am Sonntag.
SPD dhe të Gjelbërit e kritikuan ashpër këtë kërkesë. Zëvendëskryetari i Grupit parlamentar të SPD, Dirk Wiese, i tha gazetës se presidenti rus, Vladimir Putin, bombardon vazhdimisht objektiva në gjithë Ukrainën. “Dobrindti tani dëshiron të kthejë atje gra dhe fëmijë, që mund të kenë humbur prindërit e tyre në front”, tha Wiese. “CSU-së duhet t’i vijë turp për kërkesa të tilla dhe duhet ta heqë njëherë e mirë C-në për E Krishterë nga emri i saj”.
Bashkëkryetari i të Gjelbërve, Omid Nouripour, tha: “Insinuata se ukrainasit vijnë tek ne për të marrë kompensimin financiar për qytetarin nuk merr parasysh tmerrin e luftës së Putinit”. Nouripouri hodhi poshtë edhe propozimet e CDU/CSU për të mos u dhënë menjëherë ukrainasve kompensimin për qytetarin, por për t’i kaluar agta së pari në procedurën e zakonshme të azilit. “Sigurisht që ne duhet t’u mundësojmë ukrainasve që të punojnë edhe më shpejt”, tha ai. “Por pengesat e reja ligjore, siç dëshiron CDU, nuk ndihmojnë, por dëmtojnë”.
Disa ministra të Brendshëm të landeve gjermane kohët e fundit kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund dhënies së kompensimit të qytetarëve refugjatëve të luftës nga Ukraina dhe që atyre t’u jepen vetëm pagesa më të ulëta sipas Ligjit të Përfitimeve të Azilkërkuesve. Qeveria gjermane tashmë e ka refuzuar këtë.
Dobrindt u bashkua me kritikat për rregulloret aktuale. Sipas politikanit të CSU-së, kompensimi i qytetarëve u konceptua si ndihmë e shpejtë në fillimin e luftës ruse të agresionit kundër Ukrainës, por prej kohësh ai është kthyer në një frenim për të punuar. Ai i ka mbajtur shumë njerëz nga Ukraina në ndihmë sociale.
Martin Rosemann, politikan i SPD-së, i specializuar në tregun e punës, theksoi gjithashtu në Bild am Sonntag se shumë nga refugjatët ukrainas janë nëna që i rrisin të vetme fëmijët: “Pengesat për refugjatët ukrainas që të fillojnë të punojnë janë mungesa e çerdheve, mungesa e njohurive të gjermanishtes dhe vështirësia në njohjen e kualifikimeve profesionale”. Ai e cilësoi propozimin për kalimin e tyre nga kompensimi i qytetarit në procedurën e azilit si “marrëzi populiste”./DW
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind