Lajme
Gjermani: Bileta 49 euro, në dispozicion prej sot
Bileta do të jetë e vlefshme në gjithë transportin publik lokal dhe rajonal në Gjermani, d.m.th. në trenat rajonalë, autobusët, tramvajet etj.

Abonimi mujor prej 49 eurosh për autobusë dhe trena në transportin lokal dhe rajonal në Gjermani, është tashmë i disponueshëm, transmeton albinfo.ch. Shitjet kanë filluar të hënën mbrëma në platformat dhe aplikacionet online të kompanive dhe shoqatave rajonale të transportit si dhe në Deutsche Bahn.
Bileta prej 49 eurosh, e cila mund të përdoret nga muaji maj, është pasardhëse e biletës 9 euro që ishte në dispozicion për tre muaj verën e kaluar, shkruan srf.ch. Ajo synon të bëjë transportin publik rajonal dhe lokal më të përballueshëm dhe në këtë mënyrë të tërheqë më shumë pasagjerë.
Bileta do të jetë e vlefshme në gjithë transportin publik lokal dhe rajonal në Gjermani, d.m.th. në trenat rajonalë, autobusët, tramvajet, trenat nëntokësorë dhe periferikë. Ndërsa përfshihen këtu autobusët dhe trenat në distanca të gjata – si ICE, EC dhe IC i Deutsche Bahn ose ofrues të tjerë.
A duhet të blihet sërish bileta çdo muaj?
Për të blerë biletën duhet të paguhet një abonim, i cili rinovohet automatikisht, përcjell albinfo.ch. Por abonimi mund të anulohet në baza mujore.
Si ofrohet?
Bileta ofrohet gjithmonë në mënyrë dixhitale, pra nëpërmjet një aplikacioni në smartphone. Duhet të ketë gjithashtu një kartë çipi – dhe fillimisht do të pranohet edhe në formë të shtypur. Bileta është personale, pra e patransferueshme.
Pas disa muajsh mospajtimesh, qeveria federale dhe ato të landeve (republikave) kishin rënë dakord që secila të mbante gjysmën e kostos së biletës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha Në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe përkujtimore, Shoqata Kulturore Shqiptare “Mëmëdheu” nga St. Gallen, në bashkëpunim...
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
-
Berisha me thirrje për diasporën: Mos fotografo votën
-
Mbrëmje përkujtimore dhe letrare, në shënim të Ditës së të Pagjeturve
Jeta në Zvicër
-
Eurovision 2025: Shfaqja që do të tronditë skenën në Zvicër Me fillimin e fazës përfundimtare të përgatitjeve për Eurovision 2025, të cilat do të zhvillohen në...
-
Zvicra drejt rikthimit në “Erasmus Plus” por me një çmim trefish më të lartë
-
Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil, por kantonet mbeten të mbingarkuara
-
Ambasada e SHBA në Bernë shet inventarin e tepërt
-
Bieli shpall të vlefshme nismën për pagë minimale