Lajme
Gjermani, autobusi i shkollës përplaset me borëpastruesen, një nxënës i vdekur dhe disa të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e të martës në Erzgebirgskreis, Gjermani. Sipas mediave vendase, mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30, kur një autobus shkolle u përplas me një borëpastruese dhe më pas me një pemë, përcjell albinfo.ch.
Përplasja ishte aq e fortë sa pjesa e përparme e autobusit u shkatërrua plotësisht. Fatkeqësisht si pasojë e aksidentit humbi jetën një nxënës si dhe mbetën të plagosur 10 fëmijët dhe dy të rritur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Referuar deklaratave zyrtare të policisë vendase deri më tani nuk dihet shkaku i aksidentit, mirëpo dyshohet se përplasja mund të ketë ndodhur për shkak të rrugës së rrëshqitshme.
“Shkaku i saktë i aksidentit është ende duke u përcaktuar. Operacioni në vendngjarje është ende në vazhdim me shërbime të shumta emergjente”, ka thënë zëdhënësja e policisë.
Përveç policisë, emergjencave dhe zjarrfikësve, në vendngjarje ka mbërritur edhe një helikopter shpëtimi.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë