Lajme
Gjermani: Arrestohet një amerikan nën dyshimet për spiunazh te Kina
Një amerikan, ish-punonjës i forcave amerikane të stacionuara në Gjermani, është arrestuar nën dyshimet se kishte ofruar që të japë informacione për ta te Kina, thanë prokurorët gjermanë më 7 nëntor.
Sipas prokurorëve, personi i arrestuar, i identifikuar vetëm si Martin D., po mbahet “nën dyshime për shprehjen e vullnetit për të ndërmarrë aktivitete të inteligjencës për një shërbim të huaj të inteligjencës”. Prokurorët shtuan se ai kishte “kontaktuar zyrtarë kinezë më 2024 dhe kishte ofruar që t’u jepte informacione të ndjeshme lidhur me ushtrinë amerikane”.
Prokurorët gjermanë thanë se ai është arrestuar në Frankfurt të enjten dhe banesa e tij është kontrolluar.
Sipas tyre, ai kishte punuar për forcat amerikane “deri kohëve të fundit” dhe kishte ofruar t’i japë Kinës “informacione që ai kishte falë punës së tij për forcat amerikane”.
Hetimi është kryer “në koordinim të ngushtë” me inteligjencën gjermane, thanë prokurorët.
Muajin e kaluar, Gjermania tha se kishte forcuar kontrollin për stafin në zona të ndjeshme të Qeverisë dhe bizneseve, pas rritjes së frikës për spiunazh.
Në Gjermani ka rritje të rasteve të dyshuara të spiunazhit të lidhura me Rusinë, që kur ka nisur lufta në Ukrainë, por edhe raste për spiunazh për Kinën.
Rasti i profilit më të lartë të spiunazhit të dyshuar për Kinën përfshin një ndihmës të një anëtari të Parlamentin Evropian të ekstremit të djathtë. Ai ishte arrestuar në prill nën dyshimet se kishte spiunuar për Pekinin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Netët e filmit shqiptar” në 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, në Cyrih Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër: "Nëntori Shqiptar" pjesë e festimeve të 80-vjetorit të çlirimit,...
-
Diamant Salihu është nominuar sërish për Çmimin e Madh të Gazetarisë
-
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë
-
Kurti të dielën do të takojë mërgatën në Gjermani
-
Arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazel: Kujdes kur porositni qebapë Nëse porositni një qebap në Bazel – mund të mos merrni saktësisht atë që keni kërkuar...
-
Sa lirisht mund të lëvizin qytetarët e BE-së në dhe brenda Zvicrës?
-
Si do të funksionojë ndalimi zviceran për mbulimin e fytyrës kur të hyjë në fuqi?
-
A mund të refuzojnë kompanitë në Zvicër një shërbim për shtetasit e huaj?
-
Edelweiss Air zbulon fluturimet e reja në orarin e saj të verës 2025