Lajme
Gjermani: 700 fluturime do të anulohen, preken pothuajse 100.000 pasagjerë
Qindra fluturime pritet të anulohen për shkak të grevave në Gjermani
Mëngjesi i sotëm në Gjermani shënonte “tollovi” në aeroportet gjermane, për shkak të grevës, përcjell albinfo.ch.
Mediat gjermane raportojnë se rreth 700 fluturime do të anulohen, duke prekur pothuajse 100.000 pasagjerë, për shkak të grevave të planifikuara për të enjten dhe të premten nga sindikata e punëtorëve, Verdi në Gjermani, tha Shoqata e aeroporteve.
Grevat do të zhvillohen në tri aeroporte gjermane.
“Pothuajse 100.000 pasagjerët do të vuajnë si rezultat i taktikave të grevave të Verdit”, tha drejtori i kësaj shoqate, Ralph Beisel.
Të premten pritet të ketë greva edhe të punëtorëve të hekurudhave në Gjermani, që pritet të shkaktojnë telashe të mëdha për personat që përdorin këtë mjet transporti.
Shoqata e aeroporteve akuzoi sindikatat e punëtorëve se po keqpërdorin të drejtën e grevave. Sipas kësaj shoqate, në tre muajt e parë të këtij viti, mbi 900.000 pasagjerë janë detyruar që të ndryshojnë fluturimet apo janë përballur me anulim fluturimesh për shkak të grevave.
Sindikata Verdi është duke zhvilluar negociata me Shoqatën e Aviacionit dhe të Kompanive të Sigurimit lidhur me bonuset e punëtorëve dhe po ashtu po kërkon që të arrihet një kontratë e re kolektive, që do të përfshinte pagesën për punën jashtë orarit për stafin e sektorit të sigurisë dhe të shërbimeve në aeroportet komerciale.
Deri më tani, sindikalistët kanë refuzuar ofertat e Shoqatës së Aviacionit, teksa negociatat pritet të vazhdojnë më 27 dhe 28 prill.
Sa i përket grevës së punëtorëve të hekurudhave, operatori kombëtar i hekurudhave ka paralajmëruar qytetarët se do të ketë “kufizime të mëdha” në transport.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane