Uncategorized
Gjermani: 14 mijë emigrantë hynë ilegalisht me trena e autobusë
Gjermania rezulton të ketë shtuar deportimet, e po dërgon sinjale të qarta se koha e mikpritjes krahëhapur për emigrantët ka “perënduar”. Por, kjo duket nuk po e frenon dëshirën e atyre që e shohin ekonominë e fuqishme europiane si “tokën e premtuar”.
Policia federale gjermane raportohet të ketë ndaluar me mijëra emigrantë, në përpjekje e sipër për të hyrë ilegalisht në vend me autobusë apo trena. Pjesa më e madhe e tyre kishin kaluar nga Austria fqinje.
Numri i personave të ndaluar ilegalisht në vend me këto mjete transporti gjatë vitit 2018 llogaritet të jetë mbi 14 mijë. Një dokument policor për qarkullim të brendshëm, i cili ra në duart e gazetës rajonale “Rheinische Post” tregon se rreth 8.000 emigrantë hynë në Gjermani me autobusë dhe 6.000 të tjerë me tren, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
Ata vinin kryesisht nga Afghanistani, Nigeria, Iraku, Siria dhe Turqia. Kjo situatë krijohet në kohën kur kontrolli i pasaportave në autobus mund të vështirësohet edhe më shumë, pasi Gjykata Europiane e Drejtësisë doli me vendimin se anëtarësimi i Gjermanisë në zonën e “Schengen”-it ua ndalon kompanive të udhëtimit me autobus verifikimin e dokumenteve të identitetit të pasagjerëve.
Një kompani gjermane dhe një spanjolle patën ndërmarrë veprime ligjore kundër rregullores gjermane që ua dikton kontrollin e pasaportave dhe lejeve të qëndrimit përpara kalimit të kufirit.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën