Lajme

Gjermanët, vullnetarë për të luftuar kundër Rusisë në Ukrainë

Pushtimi rus filloi një ditë përpara se shtetasi gjerman Siegfried të planifikonte të largohej nga Ukraina. Shpërthimet e zgjuan atë, shkruan thelocal, përcjell albinfo.ch.

“Atëherë ishte e qartë se lufta kishte filluar”, thotë ai dy javë më vonë me telefon nga Kievi. Siegfried qëndroi dhe u bashkua me ushtrinë vullnetare ukrainase, të ashtuquajturën mbrojtje territoriale.

“Motivi im? Mendova se ishte gjest frikacak dhe shumë budallallëk të ikja nga kjo luftë”, thotë ai.

Në fillim të të 40-ave, ai tani është një drejtues toge, thotë Siegfried. Ai ka rreth 30 persona nën komandën e tij, të cilët po përgatiten të mbrojnë kryeqytetin ukrainas si përforcime për forcat e armatosura. Si i ri, ai kreu shërbimin ushtarak me parashutistët e Bundeswehr-it (ushtria gjermane), u trajnua si teknik i fabrikës dhe punoi si kamionist në Kanada.

Nga viti 2015 e tutje – pas aneksimit të Krimesë dhe për shkak të luftës në rajonin e Donbass – ai u bashkua me forcat ukrainase për disa vite, thotë ai. “Përgjigjja e vetme që do ta ndalojë ushtrinë ruse nga sulmet e mëtejshme është një disfatë ushtarake”, pohon ai.

Ndërsa askush nuk e di me siguri se sa luftëtarë të huaj kanë mbërritur, pretendimet e bëra në mediat ukrainase sugjerojnë shifra deri në 20,000 nga 52 vende të ndryshme. Ukrainasit thonë se luftëtarët e huaj do të shpërblehen me shtetësi, por nuk marrin rrogë dhe për këtë arsye nuk mund të konsiderohen mercenarë, përcjell tutje albinfo.ch.