Tematike
Gjermanët, të habitur nga “mrekullia e koronës në Bernë”
“Krahasuar me bllokimin mbarëkombëtar në Gjermani dhe bllokimin e ashpër në Austri, një gjë shihet qartë: Zvicra po ecën rrugës së saj speciale, pa bllokim"
Numrat e infeksioneve me koronavirus në Zvicër janë në rënie, pavarësisht masave dukshëm më të buta në krahasim me vendet e tjera.
Në Gjermani njerëzit fërkojnë sytë me habi duke parë këtë “mrekulli”, transmeton albinfo.ch mediat gjermane
“Kështu, pavarësisht nga numri i lartë i rasteve, mund të vizitohen tregjet e Krishtlindjeve në Bernë ose të pihet verë e vluar në baret e improvizuara”.
Kjo shkakton habi të pabesueshme në Gjermani. Sidomos numri në rënie i infeksioneve: Pavarësisht masave të buta krahasuar me Gjermaninë, numri i rasteve po bie, përcjell albinfo.ch.
Tabloidi më i madh gjerman “Bild” ka vendosur këtë titull në ballinë: “Mrekullia e Koronës në Bernë?”
“Eksperiment i frikshëm”
Për gjermanët, gjallëria në kryeqytetin federal të Zvicrës ngjan me një “eksperiment të frikshëm”. “Krahasuar me bllokimin mbarëkombëtar në Gjermani dhe bllokimin e ashpër në Austri, një gjë shihet qartë: Zvicra po ecën rrugës së saj speciale, pa bllokim! Dhe kështu po merr mbi vte rrezik të lartë”, vazhdon gazeta.
Si provë, ajo tregon fotografi nga sheshi Waisenhausplatz i Bernës, ku do të qëndrojë tregu i Krishtlindjes i këtij viti deri në Krishtlindje, transmeton albinfo.ch. Pavarësisht nga korona, ky treg është mjaft i vizituar.
Dhe, rreziku i lartë që po marrin mbi vete zviceranët nuk duket se po hakmerret deri më tani.
“Ekonomia, para jetëve të njerëzve”
Por vlerësimi i luftës zvicerane kundër kurorës është parë tashmë sa herë edhe me tone kritike, jashtë vendit. Kështu “Spiegel” kohë më parë shkruante për rregullat “çuditërisht të buta” të kantoneve zvicerane në raport me virusin. Megjithëse numrat rriteshin në atë kohë, “pothuajse askush nuk dukej të ishte shqetësuar seriozisht”.
Një artikull në revistën e njohur amerikane “Foreign Policy” kishte vënë këtë titull: “Zvicra vendos kurimin, ekonominë para jetëve njerëzore”, duke kritikuar qeverinë zvicerane, e cila po refuzonte të marrë masat e nevojshme shtrënguese.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind