Lajme
Gjermanët shkojnë në Zvicër për t’i mbushur veturat me karburant
Duke përmbysur një trend prej dekadash, gjermanët po kalojnë kufirin për t'u mbushur në Zvicër. Ja pse
Zakonisht, banorët e Zvicrës kalojnë kufirin në vendet fqinje për të bërë pazar, pasi atje mallrat janë shumë më lirë. Blerjet ndërkufitare janë një vend kaq i zakonshëm në Zvicër sa gjatë pandemisë duheshin vendosur kufizime.
Por kur bëhet fjalë për mbushjen e benzinës, po ndodh e kundërta: shoferët nga Gjermania janë në radhë në stacionet zvicerane për të furnizuar me karburant veturat e tyre. Për shembull, njerëzit nga rajoni i Konstancës të Gjermanisë vijnë në Kreuzlingen aty pranë, në kantonin Thurgau, për të mbushur dhe kursyer 20 cent për litër karburant pa plumb. “Edhe një herë, ne po shohim një rritje të klientëve nga përtej kufirit”, tha menaxheri i një pike karburanti lokale për gazetën gjermane Südkurier, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa diferenca e çmimeve midis Gjermanisë dhe Zvicrës ka dërguar shumë shoferë në jug, nuk është rasti në Francën fqinje, ku kostot e karburantit janë afërsisht të ngjashme me ato në Zvicër.
Pse karburanti është më i lirë në Zvicër?
Arsyeja pse mbushja e një rezervuari është më e lirë në Zvicër është taksa relativisht më e ulët e vendit për benzinën. Vetëm Austria ka taksa më të ulëta për karburantin se Zvicra (ndër fqinjët e Zvicrës). Ndërsa gjermanët mund të kalojnë kufirin për të mbushur me benzinë nga Zvicra, trafiku ende shkon në anën tjetër për Diesel, i cili është akoma më i lirë në Gjermani. Një arsye kryesore për këtë është se Diesel subvencionohet më shumë në Gjermani sesa në Zvicër.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës Mësohet se Komisioni Kombëtar i Financave ka gjykuar se deri në vitin e ardhshëm nevojiten mbi...
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë