Zhvillim

Gjermanët prezantojnë projektin për “Fshatin spitalor” në Kosovë

Projekti parasheh ndërtimin e “Fshatit spitalor” në një periudhë pesëvjeçare, të ndihmuar edhe nga Qeveria e Kosovës, ndërsa lokacioni do të jepet nga Komuna e Lipjanit

Në Ministrinë e Arsimit është pritur sot një grup investitorësh të cilët para ministrit Ramë Buja kanë prezantuar një projekt që  synohet të realizohet në Kosovë, që ka të bëjë edhe me arsimin.

Projekti parasheh ndërtimin e “Fshatit spitalor” në një periudhë pesëvjeçare, të ndihmuar edhe nga Qeveria e Kosovës, ndërsa lokacioni do të jepet nga Komuna e Lipjanit, bën të ditur MASHT përmes një komunikate.

Pas prezantimit të projektit nga mysafirët gjermanë, ministri Buja tha se është ëndërr për qytetarët e Kosovës që të shohin një projekt të tillë të realizuar, pasi që ky projekt kapital, me kapacitetet e tij do të reflektojë jo vetëm në komunën e Lipjanit, por në gjithë vendin.

Në emër të delegacionit gjerman, Arne Pettersen tha se projekti do të krijojë një sistem arsimor, përmes të cilit mjekët e rinj do të profilizohen dhe specializohen. Ajo shtoi se nxënësit të cilët e përfundojnë shkollimin në këtë shkollë do të punësohen në kompleksin spitalor, në bazë të profileve të tyre, thuhet në fund të komunikatës.