Integrimi
Gjermanët merren vesh për azilin dhe shpallin “të sigurt” Kosovën
Pas një zvarritjeje, qendra dhe landet janë pajtuar që vendet ballkanike si: Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi të shpalle “vende të sigurta të prejardhjes
Qeveria Federale e Gjermanisë dhe landet kanë arritur pajtimin për mënyrën e rregullimit të çështjes së përkujdesjes për azilkërkuesve nga aspekti financiar dhe për çështje tjera nga politika e azilit .
Veç tjerash, pas një zvarritjeje të gjatë, qendra dhe landet janë pajtuar që vendet ballkanike si: Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi të shpalle “vende të sigurta të prejardhjes. Ky problem ka qenë objekt debatesh e përplasjesh në mes të forcave që përbëjnë qeverinë e vendit (Unioni demokristian dhe SPD-ja). Përderisa CDU-ja prej kohësh kërkonte shpalljen e vendeve të përmendura si të sigurta, ishte( pjesërisht) SPD-ja bashkë me ë Gjelbrit dhe organizatat humanitare e nga shoqëria civile që kundërshtonin këtë. Duke bërë këtë shpallje, Gjermania ia lehtëson vetes punën me dëbimin e refugjatëve që vijnë nga këto vende.
Ndërkaq çështja kryesore rreth të cilës është arritur pajtimi sot në Berlin është ajo e trajtimit financiar të azilkërkuesve. Vet kancelaria Merkel ka kumtuar për mediet pas takimit se është vendosur që qeveria t`u paguajë landeve nga 670 euro për person në muaj për azilkërkuesit. Kaq para do të paguhen nga dita e parë e regjistrimit si azilkërkues e deri në përmbyllje të procedurës së azilit.
Veç kësaj, federata do të marrë pjesë në financimin e ndërtimit të banesave për përkujdesjen e azilkërkuesve të moshës së mitur.
Shuma e përgjithshme me të cilën qendra do të mbështesë landet dhe komunat pritet të jetë 3.5 miliardë euro. Kjo shumë del nga llogaritja e 800 mijë azilkërkuesve dhe procedurave të azilit që mesatarisht zgjasin pesë muaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










