Fotolajmi
Gjermanët kërkojnë politikë të re të azilit
Politika për realizimin e të drejtës për azil në Bashkimin Evropian duhet të unifikohet e të fuqizohet, dhe refugjatët duhet të ndahet në mënyrë të drejtë mes shteteve anëtare, ka kërkuar Sigmar Gabriel, zëvendës i kancelares gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Walter Steinmeier Frnk. “Përgjigjja e tanishme nuk është në përputhje me kërkesat […]
Politika për realizimin e të drejtës për azil në Bashkimin Evropian duhet të unifikohet e të fuqizohet, dhe refugjatët duhet të ndahet në mënyrë të drejtë mes shteteve anëtare, ka kërkuar Sigmar Gabriel, zëvendës i kancelares gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Walter Steinmeier Frnk.
“Përgjigjja e tanishme nuk është në përputhje me kërkesat që Evropa duhet të ketë në lidhje me veten e saj”, kanë shkruar dy njerëz të lartë në Partinë Social Demokratike (SPD) në qeverinë e kancelares konservatore, Angela Merkel, në një kolumne të botuar në gazetën “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”.
Sigmar Gabriel ka vlerësuar se “është e nevojshme ndarja e refugjatëve në Evropë”. Gjermania është e mbushur me refugjatë dhe parashikon se numri i kërkesave për azil të këtij viti mund të arrijë një nivel rekord prej 800.000 kërkesave.
Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel, ka akuzuar Bashkimin Evropian për dështim, ndërsa ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, i bëri thirrje Komisionit Evropian të veprojë kundër shteteve anëtare që nuk përmbushin detyrën e tyre.
Maiziere tha se për shkak të krizës së madh të emigrantëve nuk mund të përjashtojë pezullimin e pjesëmarrjes së vendit të tij në Marrëveshjen e Shengenit, e cila lejon të udhëtojnë pa pasaporta në shumicën e vendeve evropiane.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











