Futboll
Gjermanët kanë gjobitur 100 mijë euro futbollistin për shkak se shkoi në restorant
Arit u gjet nga policia me nëntë persona të tjerë, ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit, Joshen Schneider.
Është bërë e ditur se futbollisti maroken Amin Arit është gjobitur rëndë nga klubi i tij për shkeljen e rregullave, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve thuhet se mesfushori i Schalke mori një gjobë 100.000 euro për shkeljen e rregullit të distancës sociale, dhe vizitoi një bar nargjile në Essen kur nuk lejohej. Ai është parë natën e 19-20 mars, në një kohë kur ishte e ndaluar me ligj hapja e barit, transmeton rtklive.
Arit u gjet nga policia me nëntë persona të tjerë, ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit, Joshen Schneider.
“E vërteta është, Amine ishte atje me një mik. Ishte një gabim që ai pa tani gjithashtu. Unë i kujtova atij se sa serioze ishte situata dhe se gjërat që ishin normale deri dje thjesht nuk mund të tolerohen më. Atij i vjen shumë keq dhe nuk do ta përsërisë më,”tha Schnieder për Bild.
Sipas Arit, ai do të ndihmojë financiarisht një nga veprimet antikoronavirus të Schalke, si dhe një organizatë që bën të njëjtën gjë në Marok.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve