Lajme

Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor

Ramë Dardania së shpejti shpalos ekspozitën e tij në Festivalin FIFOG

Ramë Dardania, piktori shqiptar nga Gjeneva, është një nga artistët më aktiv të kohës, me shumë ekspozita në shumë vende të botës, me theks të veçantë në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Së fundmi ai ka paralajmëruar ekspozitën e tij, ku do ta shpalosë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, më datë 14 qershor, në «Cinéma du Grütli», Gjenevë.

Në këtë festival do të prezantohen dy filma shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova: “NINULLË” (BERCEUSE), regjisor Adrian Asllani, Kosovë – Zvicër / Fiktiv, 15 min / 2023 / VO në gjuhën shqipe / Subtitra në gjuhën angleze.

“SILENCE OF SIRENS”, (HESHTJA E SIRENAVE), regjisor Gazmend Nela, Kosovë – Zvicër / Fiktiv / 2023 / 1 orë e 33 minuta / VO në gjuhën shqipe / Subtitra në frëngjisht.

I pranishëm do të jetë edhe Çun Lajçi, një ikonë e respektuar, që do të nderohet si pjesë e jurisë për ndarjen e çmimeve.

Vlen të theksohet se festivali FIFOG është mbështetësja kryesore që u ka mundësuar shqiptarëve të paraqiten me artin e kulturës shqiptare.

Mund të jetë një grafik i 5 persona, mjekër dhe teksti që thotë "FIFOG ALBANIE& & KOSOVO AU FESTIV AL FIFOG VENDREDI 14 JUIN 2024 CINEMAS DU GRUTLI 20100 •NINULLE, Adrian Asllani, Kosovo SILENCE OF SIRENS Suisse •SILENCE OF SIRENS, Gazmend Nela, Kosovo En présencede NINULLE Gazmend Nela avee son équipe •ÇunLAJÇI Acteur et Juré Adrian Asllani •Rame Dardania Artiste"