Integrimi
Gjenevë : Portugezët kërkojnë lëndë mësimi në gjuhën e tyre
Një peticion i komunitetit portugez kërkon ligjërimin fakultativ të portugalishtes në shkollat e mesme

Të premten në mbrëmje, në Grande-Lancy në Gjenevë komuniteti portugez ka bërë një hap të guximshëm me lansimin e peticionit «Për kyçjen e portugalishtes në mësimin postobligativ gjenevas». Ky tekst është një i paparë deri tani, tashmë i mbështetur nga partitë politike të majta si dhe nga sindikata Unia, njofton e përditshmja «20 Minutes».
10% e nxënësve
«Ne jemi kantoni ku ka më së shumti portugezë në Zvicër, ose afro 50.000 persona», shpjegon Carla Rocha, presidente e Shoqatës së prindërve dhe nxënësve portugezë. Fëmijët tanë paraqesin 10% të nxënësve dhe ne dëshirojmë t’u japim atyre mundësinë që ta mësojnë gjuhën e tyre, sikurse spanjollët apo rusët, në disa shkolla».
«Pse jo shqipen?»
Në muajin prill, gjatë fushatës së tij, këshilltari shtetëror aktual, Pierre Maudet, e pati mbrojtur idenë. Mirëpo, kjo ide si duket nuk gëzon pëlqimin e partisë, e cila gjendet në krahun më të djathtë të Gjanevës, atë të Lëvizjes qytetare gjenevase (Mouvement Citoyens Genevois – MCG).
«E pse jo atëherë edhe mësim në gjuhën shqipe apo serbe, pasi që jemi deri aty! Unë jam totalisht kundër këtij propozimi», ka thënë Carlos Medeiros, i cili është me prejardhje portugeze si dhe Këshilltar komunal i dalë nga MCG. Sipas tij, «kjo është hapje ndaj rrëshqitjeve komunitariste [lexo etnike]. Vetëm tri gjuhët kombëtare duhet të mësohen», ka thënë ai.
Dorëzuesit e peticionit kanë afat deri më 15 nëntor për t’i mbledhur nënshkrimet e nevojshme.
Së fundi, vlen të përmendet se lexuesit e mediumit të sipërpërmendur kanë reaguar vrullshëm me komente të shumëllojta, madje edhe me të karakterit të hapur racist. Karshi numrit të madh të reagimeve si dhe përmbajtjes së tyre, hapësira e komenteve është mbyllur.
Në fillim të portalit tonë ne e patëm botuar një kronikë të një lexueseje, e cila propozonte të futet gjuha shqipe si gjuhë fakultative në gjimnaze. Prandaj, pyetja e sondazhit tonë që u drejtohet lexuesve të albinfo.ch është:
E-Diaspora
-
Langenthal: Shënohet 35 vjetori i pajtimit të madh shqiptar në Verrat e Llukës Më 3 maj 2025 në Langenthal (BE), me organizim të Lidhjes Shqiptare në Botë shënohet 35...
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Trajnimi i refugjatëve për t’u bërë asistentë mjekësorë në Ringgenberg Nga gushti, refugjatët do të trajnohen si asistentë mjekësorë në strehimin kolektiv në Ringgenberg. Pas një...
-
Gazi është bërë më i lirë në kantonin Zug
-
Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua?
-
Shkrirja e shpejtë e dëborës në Alpet zvicerane: Turizmi dimëror përballet me sfida
-
A po humbet Zvicra tërheqjen si vend farmaceutik?