Kalendari
Gjenevë: Ndiz një qiri për viktimat e gjenocidit në Kosovë!
Më 16 maj 2019, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën nëpërmjet së cilës krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë u cilësuan si gjenocid dhe u përcaktua që 15 janari të jetë Dita e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Serbisë në Kosovë, që kështu të përkujtohen, siç e meritojnë, viktimat dhe të mbijetuarit e gjenocidit, që zbatoi Serbia ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Me qëllim që kjo ditë të shënohet në mënyrë dinjitoze, Shoqata Komuniteti Shqiptar në Gjenevë të Zvicrës, i bashkëngjitet thirrjes së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që të ndizet një qiri në përkujtim të mbi 10 mijë civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës 1998-1999, mbi 20 mijë femrave shqiptare ndaj të cilave është ushtruar dhunë seksuale, rreth një milion shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga vatrat e tyre.
I ftojmë të gjitha shoqatat në Gjenevë dhe më gjerë, t’i bashkëngjiten shënimit të kësaj dite me ndezjen e qirinjve apo edhe në forma tjera të përshtatshme !
Në Gjenevë, më 05.01.
https://www.facebook.com/profile.php?id=100086621320168
http://www.cageneve.ch/Faqet%20Shqip/sq8.htm
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit15 Janar 2025
- Ora19:30
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit6 Janar 2025 - 0:00
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











