Literaturë

Gjenevë: Më 23 mars prezantohet në frëngjisht romani “Une lueur d’espoir, une lueur d’étincelle”

Në kuadër të Panairit të Librit në Gjenevë, nesër nga ora 14:00, në “Lize’s Bookstore”, do të prezantohet për herë të parë në frëngjisht romani Une lueur d’espoir, une lueur d’étincelle, përkthyer nga Sébastien Gricourt, transmeton albinfo.ch.

I pranishëm në këtë ngjarje do të jetë edhe shkrimtari shqiptar, Ag Apolloni.

Panairi i Librit në Gjenevë ka nisur më 19 mars dhe do të zhvillohet deri më 23 mars.