Shkurt.ch
Gjenevë: Macron dhe Merkel, në 100-vjetorin e ILO-së
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), e themeluar pas përfundimit të Luftës së Madhe më 1919, është i vetmi krijim i Traktatit të Versajës që ka mbijetuar deri tani.
Konferenca e ardhshme vjetore për punën që nis të hënën në Gjenevë do të kulmojë me dy tekste kryesore. Një Konventë për Ngacmimet në Punë dhe një deklaratë për të ardhmen e punës përballë sfidave të reja, si ndryshimi klimatik dhe teknologjitë e reja e inteligjenca artificiale, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Takimi, i cili do të zgjasë deri më 21 qershor, do të çelet me praninë e drejtorit të ILO, britanikut Guy Ryder. Krerët e shteteve dhe qeverive do të marrin fjalën në fillim dhe në fund të këtyre dy javëve të konferencës. Presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri rus, Dmitri Medvedev, parashikohen të jenë të pranishëm më 11 qershor.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025? Me përfundimin e vitit 2024, në vende të ndryshme të botës, planifikohen ndryshimet për vitin e...
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër